ÇMIMI I VARFËRISË NË GAZETARI 2009

Calendar of Events

September 2010
M T W T F S S
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930
InternationalYearofYouth2010

ÇMIMI I VARFËRISË NË GAZETARI 2009

 

Konkursi është i hapur : 15 /09/09

Tema:
Për veprën më të mirë me temë varfërinë – të botuar, transmetuar apo paraqitur në internet.

Detaje:
UNKT do të ndajë 6 çmime për këto kategori të gazetarisë: kronika/reportazhi më i mirë televiziv (1 për mjetet e informimit publik që informojnë për shumicën dhe 1 për mediat që raportojnë për minoritetet),
kronika/reportazhi më i mirë radiofonik (1 për mjetet e informimit publik që informojnë shumicën dhe 1 për mjetet e informimit publik që raportojnë për minoritetet), shkrimi/reportazhi më i mirë i shkruar, foto më e mirë e botuar në gazeta, revista javore, internet.

Aplikimi:
pjesët konkuruese duhet të jenë botuar apo transmetuar në periudhën mes 15 Tetorit 2008 – 15 Shtatorit 2009, në mjetet e informimit publik në Kosovë, nga gazetarë kosovarë apo korospondent kosovarë të mediave rajonale dhe ndërkombetare, me zyra dhe transmetim të përhershme në Kosovë.
 
Shpërblimi:
6 Çmime, nga 1000 €
 

Mbështetur nga:  UNKT
 

Ndarja e Shpërblimeve: do të bëhet më 24 tetor 2009, me rastin e shënimit të ditës së Kombeve të Bashkuara.
 

Informacioni për aplikim

Klikoni këtu për më shumë informacion, për kriteret dhe paraqitjen e aplikimit tuaj.
 

Për më shumë informacione ju mund të kontaktoni me:

Nora Demiri
Analiste e Komunikimit

Zyra e Koordinatorit për Zhvillim e Agjensive të Kombeve të Bashkuara
Ekipi i Agjensive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT)

Godina e Kombeve të Bashkuara /UNDP/UNFPA
Qyteza Pajton, Nr 14 10000 Prishtinë
Tel: +381 38 249 066 ext 157
nora.demiri@undp.org